është e përkushtuar të përgatisë dhe të përshtasë të rinjtë për tregun e punës.
Shkolla e mesme Industriale “7 Nëntori” apo Politeknikumi “7 Nëntori”,me këtë emër njihej gjatë viteve të komunizmit shkolla e mesme profesionale prej së cilës u shkëput në vitin 1983 dhe u krijua më vete Shkolla Elektrike,duke trashëguar të gjitha vlerat e traditat e kësaj shkolle. Qëllimi i saj ishte përgatitja e teknikëve të mesëm në degët: Elektrike, Elektronikë dhe Ndërlidhje,degë këto nga më të preferuarat në shkollat profesionale të të gjitha kohërave për shkak edhe të mundësisë që krijonin këto specialitete në punësim në vende preferenciale si: Televizioni Shqiptar ,Posta shqiptare,Agjencia Telegrafike Shqiptare,Radiostacionet,centralet etj që kanë patur edhe një zhvilllim të madh ndër vite. Nga personalitetet që kontribuan me talentin e tyre,ngritjen profesionale, si mësues të këtyre profesioneve përmenden specialistët si Cezar Sina, Xhemal Bushati, Agim Seferi,Hysen Cenkollari ,Nazmi Ramaliu, Kristofor Panoti, Ilia Zguri, Mustafa Koskia, Roland Kondakci, Koco Laci, Mirvjena Pilku, Rajmonda Gjipali etj.
Shkolla jonë synon të ofrojë një edukim të plotë,të përgatisë persona me integritet në një mjedis social. Ne do të jemi bashkëudhëtarë në hedhjen e bazave të përgatitjes për jetën dhe projektimin e karrierës së tyre të ardhshme.Shkolla ështe e organizuar për të ndjekur një “Politikë të Cilësisë” si strategjia bazë për arritjen e ekselencës në arsim dhe duke kontribuar në zhvillimin tërësor të nxënësve në mënyrë të vazhdueshme. Kemi të qëndrueshëm objektivin ku nxënësit duhen të jenë të përgatitur për t’u drejtuar në tregun e punës,por edhe për të ndjekur studimet universitare.Ne ofrojmë mundësi formimi shumëdisiplinor në menyrë që nxënësit të jenë të aftë të arrijnë objektivat e tyre profesionale për tu ofruar komuniteteve të tyre shërbim te specializuar.Stafi ynë mësimor dhe drejtues duke punuar efektivisht dhe duke bashkëpunuar së bashku do të punojnë per ta bërë arsimin që ne ofrojmë , më tërheqës,më cilësorë dhe më pranë botës së punës.Një arsim në funksion të shoqërisë demokratike,tregut,punësimit dhe qytetarisë europiane.Shkolla jone do të vazhdojë ti japë prioritet orientimit nga praktikat,në mënyre që nxënësit tanë të mos kenë përvetsuar vetëm njohuritë teorike,por edhe ato praktike duke i bërë të aftë për punesim te shpejtë ose vetëpunësim.
© Artur 2022